Politika shqiptare e preferon gënjeshtrën e ëmbël përpara të vërtetës së hidhur

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Me pare, gjate qeverisjes VMRO-BDl, kur u morr vendimi per t’u ndertuar Autostrada Kercove-Oher, doli Ministri e atehershem i ekonomise nga rradhet e BDl, P. Saraqini, dhe tha: Jo, do te behet edhe autostrada Kercove-Struge, ndersa ne VMRO heshtje e kontraktuar. E para po ndertohet dhe eshte drejt perfundimit, e dyta as qe ka filluar.

Neser, do te del BDl dhe do te thote triumfalisht se do ta merr kryeministrin vitin e fundit te mandatit te qeverisjes me LSDM (3+1), ndersa ne LSDM do te kete heshtje te kontraktuar, sepse edhe ata e dijne qe kjo qeveri me shumice relative nuk do ta kete mandatin e gjate!

Sidoqofte, kur te kalojne tre vitet, qytetaret shqiptare (me memorje te shkurter) do ta kene harruar premtimin e BDl, ashtu si qe e harruan dhe sot nuk pyet kush per autostraden Kercove-Struge!

Serish, i pari do te genjeje, ndersa i dyti do te heshti, qe te mos ia zbuloje genjeshtren partnerit te “preferuar” te koalicionit.

Fundja, ata nuk kane faj pse perfaqesuesit shqiptare jane mashtrues ordinere dhe preferojne ta fshehin deshtimin me genjeshtra dhe pse votuesit shqiptare e preferojne genjeshtren e embel perpara te vertetes se hidhur!

Ata thjesht vetem duhet te heshtin duke e fshehur te verteten! Kjo nuk i ben aspak genjeshtare, por vetem bashkepunetore pasive ne perhapjen apo mosparandalimin e genjeshtres!

Kjo eshte vetem nje e keqe me e vogel, ne interes te bashkejeteses multietnike ne “Shoqerine” per te gjithe!