Thaçi ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës së tij

Shpërndaje

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ngushëlluar atë.

Thaçi ka thënë se bashkëndjenë dhimbjen e thellë për ndarjen e nënës Aneta, transmeton ALBAZONE MEDIA.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, ka shkruar presidenti Thaçi në një postim në Facebook.