Aksioni i Policisë në Karaçevë: Arrestohen mbi dhjetë persona, përfshirë policë

Shpërndaje

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale. Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.