Çun Lajçi me dedikim plot emocion për Adem Mikullovcin: Rrini diku mes qiellit e tokës

Shpërndaje

Aktori, Çun Lajçi ka dedikuar një poezi për Adem Mikullovcin pas vdekjes së tij.

Në ‘Facebook‘, Lajçi është aktiv me postime të ndryshme ku edhe sot e ka shfytëzuar të kujtoj Mikullovcin me një poezi.

Ja shkrimi i tij:

‘Ikjes tande Adem

Mos i zbritni atit

As ernave mos u zbritni

Rrini diku mes qiellit e tokës

T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë

Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun

Me shpirtin plot nesh pa ju

Mos i zbritni atit

Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes

Si Godo nën pemën e thatë

Do t’ikni edhe ju nesër

Veç pa emna

Ferizaj, 15.08.2020’