Haradinaj: Nuk ia japim dosjet Gjykatës Speciale pa qenë policia e Kosovës aty

Shpërndaje

Në emisionin Prime Time, është i ftuar Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së. Haradinaj foli për dosjet e arritura nga Gjykata Speciale. Haradinaj tregoi se personi që i ka sjellë dosjet ishte i kamufluar.

Ai tregoi se personi që i solli në OVL të UÇK-së nuk është i njejti me atë të kaluarin. Haradinaj tha se për kësi materiali edhe me na thirr hajdi posht na shkojm i marrim.

Asnjë sekond nuk e kisha ndal tha Haradinaj, vetem e kisha falenderu, janë të mirëseardhur. Nënkryetari i OVL të UÇK-së tha se prokuroria speciale i ka marrë kopjet e para, madje edhe mediat i kanë marrë por sipas tij nuk ja u ka mbajt me i qitë.

Sipas Haradinajt se nuk i shkon dikujt që është armik me diskreditu këtë gjykatë, vërehet që kjo gjykatë po bashkëpunon me armiqtë, raporton Gazeta Blic. Në favor është të miqëve që po tregojnë të vërtetën e kësaj gjykate.

Po të mos ishin të vërteta këto dosje sipas Haradinajt nuk do vinin prokuroria speciale me i marrë. Detyra me i rujtë informacionet e Gjykatës është e tyre, ai tha se këso lloj informacione ose vjedhen ose blihen, e gjykata nuk i ka ruajtë skeretet që i kanë premtu tha Haradinaj.

Haradinaj tregoi për bashkëpunimet e gjyaktës speciale me prokurorët serbë të cilët punuan edhe në kohën e luftës. Njeriu i Millosheviqit që ka bërë krime në vend që të mirret në pyetje po mirret si bashkëpunëtor i Gjykatës e kjo viktimën e sjell në nivel të njejtë me serbët.

Kjo Gjykatë i trajotn proceset që tribunali i Hagës, merren me dosjet e Hagës, për zotrin Limaj janë të njejtat tema.  Ka tri kopje na vijnë dosjet deklaroi Nasim Haradinaj. Nasim Haradinaj tha se dosjet janë serbisht dhe anglisht nuk ka shqip aty sipas tij.

Është e pavërtetë që kemi dhënë emra të dëshmitarëve tha Haradinaj, ai tha se më prokuroria speciale nuk do i marrë dokumentet pa policinë e Kosovës. Në ora 9 nesër hapen zyret dhe pa policinë nuk mundem me i marrë ato dokumente, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk e njohin këtë gjykatë dhe nuk bashkëpunojnë me të, e kjo gjykatë po bashkëpunon me Serbinë, Haradianj i sulmoi edhe deputetët që e votuan këtë gjykatë, sipas tij deputetët që e votuan gjyaktën e meritojnë me u djegë por jo me u djegë populli i Kosovës.

Ai tha se nuk po mbrojnë emra e tituj por po e mbrojnë popullin e Kosovës. Këto dosje janë letra dashnie të Gjykatës me Vukqoviqin sepse ka pasur shumë shkëmbim letrash, tha Haradinaj.

Jemi kundër një gjykate që ngrihet mbi dosjet e Millosheviqit, tha Haradainj, ushtarët e Kosovës kanë qenë të imponuar me luftu.  Mediat tha se nuk po i publikojnë dosjet edhe pse OVL e UÇK-së iu ka dhënë dosjet.