Haradinaj në gjykatë: Jeni me afat të skaduar – edhe po të dënohem 500 milionë vjet s’mund ta ndalni fjalën e lirë të 500 mijë vetave

Shpërndaje

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se nuk e njeh këtë gjykatë, të cilën e ka quajtur me afat të skaduar, njofton Klan Kosova.

“Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Tash jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit. Nuk flas më nëse nuk më lini tash të flas. Kemi 155 mijë nënshkrime nga popullata në Bruksel se kemi kundër kësaj gjykate”, ka thënë Haradinaj.

“Faqezinjtë e vendit tim e kanë sjell popullin këtu për rroga të vetat. E ndjej veten që jam padrejtësisht këtu. Keni thyer Kushtetutën e vendit tim dhe çdo ligj njerëzor. Edhe 500 milionë vjet të më dënoni, janë 500 mijë njerëz që mendojnë si unë. S’mund ta ndali fjalën e tyre të lirë. Si 15 vjeçar jam dënuar për mendim të lirë nga regjimi i Millosheviqit. Nuk i biem pishman”.

“Kemi luftuar dhe luftojmë për të drejtën minimale njerëzore: shprehjen e mendimit të lirë”.

“Më këtu nuk bisedoj”.