Hoxha takon drejtuesit e Odës Ekonomike Veri-Perendimore

Shpërndaje

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arajanit Hoxha realizoi takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri perëndimore, Nebi Hoxha.

Në takim përfaqësuesi i zërit të bizneseve Nebi Hoxha shpalosi problemet dhe vështirësitë e bizneseve private, e sidomos ato të sektorit bujqësor, duke kërkuar që të bëhen reforma në këtë sektor, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e barabartë rural.

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave z.Hoxha premtoi se do të jetë partner i tyre në avansimin e programeve për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmin, duke kontribuar në përforcimin e programeve nacionale por edhe atë IPARD.