Koalicioni Aleanca&Alternativa shpalosin slloganin për fushatën zgjedhore!

Shpërndaje

Sekretari Gjeneral dhe Shef i Shtabit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në profilin e tijë ka shpërndarë një sllogan për të cilin ende nuk ka informacion zyrtarë nëse bëhet fjalë për slloganin e fushatës të koalicionit Aleanca&Alternativa.

“TASH është koha” është motoja e Koalicionit,një sllogan që në vehte ngërthen porosin drejtuar votuesit shqiptarë opozitarë i cili kërkon ndryshimin e pushtetit pas 18 viteve qeverisje të BDl.

Ky sllogan lidhet edhe me kohën,tash është koha për të sjellë ndryshimin,për të sjellë drejtësinë,për të sjellë barazinë dhe lirinë e munguar,tash është koha për rimëkëmbje ekonomike,për drejtësi sociale,tash është koha për vende të reja të punës… etj.