“Kordinimi VMRO – BDl”, Hoxha: Koha e duhur që BDI të shkojë në opozitë, PSE JO?

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha thotë se VMRO dhe BDl po kordinohen njëra me tjetrën dhe po sabotojnë mbledhjen e KSHZ. Ai më tej shtoi se koha është e duhur që BDl të shkojë në opozitë.

Postimi i plotë:

Në vitin 2016, shumica e atëhershme VMRO-DPMNE dhe BDl edhe përkundër mos marrjes pjesë në zgjedhje të LSDM-së, ata vendosën të organizojnë zgjedhje më 05 Qershor 2016, zgjedhje të cilat më vonë u anuluan.

Dilema që shtrohet është kjo, pse BDl në vitin 2016 nuk u interesua aq shumë për “inkluzivitetin” në proces zgjedhor, ndërsa në emër të “inkluzivitetit” për (ish) partnerin e tyre VMRO-DPMNE, po e njejta BDl dukshëm e kordinuar me VMRO-DPMNE sot sabotojnë mbledhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Koha e duhur që BDl të shkojë në opozitë, PSE JO?