MASH: Platforma nacionale në dispozicion për nxënësit dhe prindërit

Shpërndaje

Ueb-faqja e Platformës së vetme nacionale për mësim onlajn nga mesnata është në dispozicion për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk. Me qëllim që të njoftohen me funksionet e saj para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu bën thirrje nxënësve dhe prindërve, ta vizitojnë dhe të njoftohen me platformën gjatë fundjavës.