“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj nuk i nënshtrohet policëve të EULEX-it (Video)

Shpërndaje

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UCK’së), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e Televizionit 7 kur është ndaluar nga policia e EULEX’it.

Ai ishte i ftuar në emisionin Frontal që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.

Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.

Nënkryetari i OVL e UÇK’së, Nasim Haradinaj ka folur pas arrestimit të Hysni Gucatit, ku ka treguar se ka biseduar me të para se të arrestohet nga policia e EULEX.

Sipas Haradinajt, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së, para se ai të arrestohej.

Haradinaj thotë se Gucatin policët e kishin njoftuar se do ta cojnë në Hagë. Ndërsa Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pasi që Gjykatën Speciale nuk e njohin dhe do të punojnë gjithmonë kundër kësaj gjykate.