Rexhep Selimi: Zotimet e nënshkruara në Uashington nga kryeministri i paligjshëm janë zotime të tij dhe jo të vendit

Shpërndaje

Fjalë boshe që më së lehti do t’i quaja hipokrizi apo demagogji, iu referua deputeti Rexhep Selimi raportimit të z. Hoti në Kuvend për vizitën në Uashington. Ai tha se zotimet e nënshkruara në Uashington nga kryeministri i paligjshëm janë zotime të tij dhe jo të vendit, duke shtruar njëherit pyetjen për deputetët se cili e ka ditur se çfarë letre do të nënshkruhet me datë 4 shtator në Uashinngton?

Nëse Kosova ka fituar me 4 shtator, atëherë çfarë fiton Kosova përmes minishengenit që ju e keni quajtur ide për minijugosllavi z. Hoti? Çfarë fiton Kosova me daljen e Serbisë në detin Adriatik? Çfarë fiton Kosova nëse Serbia bëhet hisedare në liqenin e Ujmanit? Çfarë fiton Kosova nëse i pamundësohet të marr një njohje të re, apo të kyçet në organizata ndërkombëtare si në Këshillin e Evropës, UNESCO, INTERPOL e NATO?, ishin disa prej pyetjeve që i parashtroi Selimi për z. Hoti në seancën e sotme, ku tha se krejt çfarë pret nga ai është të bëhet i sinqertë e të tregojë vërtetë se në çfarë gjendje është Kosova, në çfarë gjendje e ka sjellur vendin me nënshkrimet e 4 shtatorit?