Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Shpërndaje

Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë.

Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi e quajtur Covid19 erdhi me masa nga shtete të ndryshme ku kryesori ishte izolimi.

Në cdo lajm, në cdo vend të botës kryesonte me numrin e njerëzve të vdekur nga virusi.
Shpesh ne e gjejmë veten duke pasur ankth edhe si pasojë e përditshmërisë, dhe ky nga ekspertet quhet ankth i shëndetshëm, por nëse ai tejzgjatet atëherë është shumë i dëmshëm dhe ky ankth pandemie po zgjat edhe sot duke na lënë dhe pasiguri se kur do mbaroj.

Shumë biznese u mbyllën e si pasojë shumë njerëz ngelën të papunë. Kjo solli një pasiguri akoma më të madhe dhe duke rritur ndjeshmërinë emocionale edhe tek personat të cilit konsiderohen relativisht të fortë.

Frika nga pandemia, kriza financiare, dhimbja për vdekjen e njerëzve të afërt ose që ne njohim, ekspozimi ndaj rrezikut dhe mbi të gjitha izolimi bëri që të preket shumë ana e shëndetit mendor tek cdo person. Shumë shtete gjetën zgjidhje të ndryshme duke u përpjekur të mbronin popullatën e tyre dhe t´ju gjendeshin në kohë si nga ana financiare ashtu edhe nga ana e shëndetit në raste simptomash. Këtë bëri dhe Shqipëria dhe Kosova pavarësisht mundësive më të pakta si vende të konsideruara të varfëra.

Në Kosovë dhe në Shqipëri ka një numër të lartë të pastrehësh dhe njerëzish të cilët nuk kanë mundësi të plotësojnë nevojat e tyre minimale. Dhe kjo statistikë është në kohë normale. Në kohë pandemie ata janë me të pasigurtë dhe me të pashpresë. Dhe cdo institucion, shteti e media flasin vetëm për këto dy faktorë në cdo lajm: Numri i të infektuarëve dhe të vdekurve dhe Rritja e papunësisë dhe askush nuk foli për vrasësin më të rrezikshëm: Ankthin e cila është pasojë e kësaj situate pandemie, faktor ky me shumë ndikim në shëndetin mendor. Në Shqipëri një numër i konsiderueshëm kanë vrarë veten në këtë periudhe dhe kjo duhet të sjelli një reagim të menjëhershëm nga Institucionet përgjegjëse.

1- Përpiquni të shikoni statistika reale dhe zyrtare që vinë nga Institucionet përkatëse dhe jo lajme nga burime jo shumë serioze të cilat për të marr klikime mund të sjellin një gjendje më të rëndë
2- Aktiviteti fizik në ato zona ku të respektohet largësia e nevojshme
3- Ndjekja e rregullave të dhëna nga Institucionet përgjegjëse
4- Përgjegjësia sociale: Mbro veten dhe të dashurit e tu!
5- Kjo mund të përdoret dhe si një kohë për tu bashkuar sa më shumë me familjen, të ndani kohë së bashku, kohë që vidhet nga rutina dhe detyrimet ditore
6- Mund të bëni gjëra të cilat për shkak të kohës së munguar ju nuk keni pasur mundësi si psh: leximi.

Në këtë kohë nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë Fëmijët. Ata janë vëzhgues të cdo veprimi që vjen nga prindi dhe ankthi ose stresi juaj ndikon drejtpërdrejt tek ta duke menduar se po jetojnë në një kohë të pashpresë e cila mund ti lër pasoja në të ardhmen. Përpiquni të flisni me ta në mënyrë që të kuptojnë rëndësinë e distancimit,maskës dhe larjes së duarve duke e kthyer në një rutinë pa ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

Jepni një shembull të mirë për fëmijët tuaj, pasi ata kanë tendencë më shumë të kopjojnë se të dëgjojnë. Si cdo kohë dhe kjo do kalojë. Tregoni durim dhe ktheheni këtë kohë pasigurie në një kohë dashurie dhe familjare.

Aurora Pirraku ( Psikoterapete, kriminologe dhe sjelljes individuale dhe organizative)

Silvana Begaj ( Ekonomiste, konsulente dhe aktiviste)