Sërish tërmet në Shqipëri
Lëkundje të tjera të tokës janë regjistruar këtë pasdite në Shqipëri.
Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare, EMSC, raporton se epiqendra e tërmetit të fuqisë 2.8 ballë të Rihterit, ka qenë 4 kilometra larg Lushnjes dhe 33 kilometra larg qytetit të Elbasanit.