Shtyhet gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

Shpërndaje

Seanca kryesore në rastin e njohur si “Lidhja ndërkombëtare” që duhej të zhvillohej sot në Gjykatën Penale në Shkup, është shtyrë për shkak se një nga të akuzuarit është ende në spital, pasi ndaj tij është kryer intervenim kirurgjik.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me KOK nr. 49/20 i njohur për opinionin si ‘Lidhja ndërkombëtare’, ne informojmë opinionin se seanca kryesore, e planifikuar për sot (24.09.2020), shtyhet duke pasur parasysh se njëri nga të akuzuarit është ende i hospitalizuar pas operacionit”, kumtojnë nga Gjykata Penale në Shkup.

Këshilli për vlerësim të aktakuzës së Gjykatës Themelore Penale në Shkup, më 12 maj, miratoi në tërësi aktakuzën kundër personit juridik, “Lidhja ndërkombëtare” dhe pesë personave të tjerë fizikë për veprat penale “mashtrim” dhe “larje të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale”, pas çka ishte formuar edhe lëndë për këtë rast.