Shqipëria goditet nga një tërmet 4,5 ballë

Shpërndaje

Shqipëria gjatë orëve të natës është goditur nga një tërmet me magnitudë 4,5 ballë, ndërkohë autoritetet deri tani nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në qytetin e Cërrikut, në Qarkun e Elbasanit.

“Sipas informacioneve paraprake, më datë 24.09.2020 ora 01:25:10, IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4,5 ballë me thellësi 20 kilometra në veriperëndim të qytetit Cërrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se një tërmet shkatërrimtar i nëntorit të vitit të kaluar me magnitudë 6,3 ballë në Shqipëri, shkaktoi dhjetëra viktima, plagosi qindra të tjerë, si dhe zhvendosi nga banesat e dëmtuara rreth 17 mijë njerëz.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=905140

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=905121

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=905119