Takim lamtumirës i kryetarit të BDl-së z.Ali Ahmeti me ambasadorin e Francës z.Kristijan Timonie

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte në takim lamtumirës në rezidencën e ambasadorit francez, z.Kristijan Timonie.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për çështjet që ndërlidhen me mbarëvajtjen e duhur të institucioneve shtetërore pas formimit të Qeverisë së re, u bisedua për vazhdimin e realizimit të reformave dhe zbatimin e tyre në përditshmëri, për shtetin e së drejtës, marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe marrëdhëniet midis komuniteteve si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe më gjerë.

Ambasadori Timonie falënderoi kryetarin Ahmeti për kontributin e tij të parezervë, me ç’rast i dhuroi një portret tē “Gruas Shqiptare nga Shkodra“ të viteve gjatë LPB-së.

Nga ana e tij kryetari i BDl-së z.Ali Ahmeti falënderoi ambasadorin Timonie për angazhimin e tij dhe kontributet e paçmueshme gjatë këtyre viteve dhe i uroi shëndet, mbarësi dhe suksese në postin e tij të ri.