Zekiri: BDl në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët (Video)

Shpërndaje

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDl-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri në Click Plus në TV21 tha se LSDM-ja nuk e zgjodhi BDl-në por qytetarët të cilët ia dhanë besimin.

“Shumica tash që flasin, jeni prapë me BDl-në, po jemi me BDl-në, se BDl-në nuk e zgjodhi LSDM-ja e zgjedhin qytetarët të cilët ia dhanë besimin dhe numrat janë ato që e bëjnë Qeverinë. A kemi dashtë që të mos jetë BDl-ja, kemi dashtë dhe nuk e kemi fsheh këtë”, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus në TV21.