Konjufca: Statusi i Gjykatës Speciale është kundër interesave tona kombëtare

Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Vetëvendosja është dëshmuar kundër Gjykatës Speciale.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mënyra si funksionon Gjykata Speciale brenda sistemit të brendshëm të Kosovës mund të problematizohet.

“Statusi i Gjykatës Speciale është kundër interesave tona kombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se situata duhet të shihet ndryshe nga 24 qershori kur i ka skaduar mandati pesë vjeçar Speciales.

Konjufca thotë se Vetëvendosje i ka kryer të gjitha obligimet e veta për të penguar Gjykatën Speciale.

“Edhe sa isha në pozita qeveritare e kam ngritur këtë çështje me ndërkombëtarët. Në ato takime ne e kemi vendosur në pikëpyetje Gjykatën Speciale”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se organizatat e veteranëve të UÇK-së kanë gabuar që janë marrë me dokumentet që u janë dërguar në zyre.

“Nuk duhet të jesh vrojtues i thellë për të parë se ata kanë gabuar”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.