Ministri Osmani angazhon ekipe mobile për pasaporta

Shpërndaje

Sot angazhova ekipe mobile për pasaporta, të cilët urgjentisht janë udhëzuar në Përfaqësitë tona Diplomatike – Konsullore në vendet e Europës dhe më gjërë.

Mesazhi im për ta ishte : detyra juaj është që të bëni përpjekje shtesë me qëllim që gjatë kohës së vizitës tuaj nëpër Përfaqësitë Diplomatike – Konsullore, të arrini edhe deri te qytetari i fundit, i cili ka nevojë nga shërbimet tona konsullore.

Nga takimi me anëtarët e ekipeve mobile për pasaporta të cilët udhëzohen në Përfaqësitë tona Diplomatike Konsullore.