Haradinaj: Nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

Shpërndaje

Daut Haradinaj ka thënë se nëse nuk përkrahet Ramush Haradinaj për president nga partitë tjera, AAK do të dalë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse partitë tjera nuk e përkrahin kandidaturën e Ramush Haradinaj për president atëherë AAK do të dalë nga Qeveria Hoti.

“Tema e presidentit ka dalë pasi kështu janë kushtet. Ne nuk duam ta imponojmë atë. Askush nuk e ka postin e presidentit me tapi. Por nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë ai.