La Zvicrën për delet e Kosovës

Shpërndaje

Mërgimtarët vazhdojnë të investojnë dhe ndihmojnë në Kosovë. Ka shumë prej tyre që kanë lënë vendet perëndimore për tu kthyer në Kosovë. Njëri ndër ta është edhe Enver Kapitaj nga Strellci, raporton rtv 21.

Ai nga dashuria e madhe që kishte për delet la jetën në Zvicër si dhe një ofertë për të shkuar në Francë vetëm për tu kujdesur për to.

Megjithatë edhe kësaj pune ia pa hajrin, ai vet pranoi se ka fitim nga biznesi që bën me delet.

“Maksimumi ner 10 mijë euro fundi i viti nuk del, me kurbana e me djath se kam klientë shumë”, tha ai.