Plaçkitet shtëpia e El Chekës në Kërçovë

Shpërndaje

Disa plaçkitës janë futur sot në një shtëpi në fshatin Tuhin të Kërçovës, me çrast kanë vjedhur stoli dhe gjësende tjera. Marim vesh se bëhet fjalë për shtëpinë e Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka.

Këtë e konfirmon edhe vëllau i tij, Blerim Ahmedi. Ai thotë për gazetën Lajm se është plaçkitur edhe tableti i tij personal. Dyshimet e tij janë se plaçkitjen e kanë bë aktivistë të BDl-së nga fshati Kollarë.

“Duke ndjekur sinjalin e tabletit, kemi arritur ta locojmë atë në fshatin Kollarë. Unë mendoj se janë njerëz të afërt të një funksionari të BDl-së. Pasi ma kanë plaçkitur tabletin, kanë bë dy tentime të futen në profilin tim në facebook. Është e qartë se qëllimi është të thyejnë pavarësinë time”, thekson Blerim Ahmedi.
Rasti është paraqitur edhe në polici, e cila ka dalë në teren dhe për momentin po kërkon afër hekurudhës.