Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndësore në Spitalin e Nishit

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po trajtohet në Spitalin e Nishit se ditë më parë ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Arifi lidhur me gjendjen e tij ka shkruar në facebook:

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.”, ka shkruar Arifi.