LSDM i përgjigjet Cërvenkovskit: Qëndrimet e Zaevit janë qëndrime të partisë

Shpërndaje

LSDM përmes një kumtese i është përgjigjur ish kryetarit Branko Cërvenkovski. Nga selia e partisë thonë se qëndrimet e shprehura nga Zaev nuk janë vetëm qëndrime të tij, por qëndrime partiake.

“Qëndrimet e shprehura nga kryetari i partisë dhe kryeministri Zoran Zaev, janë qëndrime të LSDM-së. këto qëndrime janë të ndërtuara në kuadër të dhe organeve të saj, këto qëndrime janë qëndrime shtetërore dhe pozicione shtetërore, në bazë të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e fundit….. Paraqitjen e ish kryetarit Branko Cërvenkovski, pas shumë viteve heshtje dhe mungese, le ta interpretojnë vet qytetarët. Lidhur me kërkesën e Cërvenkovskit që të thirret Këshilli Qendror partiak për të shqyrtuar paraqitjen e kryeministrit Zaev, në LSDM thonë se kjo është rregulluar me Statutin e partisë.