Parlamenti hollandez rrëzon mocionin për bllokimin e negociatave me Shqipërinë

Shpërndaje

Parlamenti hollandez ka rrëzuar mocionin e një deputeti për moszgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mocioni është nisur nga deputeti Thierry Baudet dhe është dërguar në parlament me 11 nëntor. Ndaj tij votuan pro vetëm 49 deputetë nga 150 në total.Parlamenti hollandez diskutoi me 3 nentor raport vlerësimin e qeverisë hollandeze mbi progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Qeveria hollandeze nenvizoi rëndësinë e krijimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmerinë e punës me ndërtimin e gjurmimin dhe dënimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.