Shkupi pret intensifikim të bisedimeve me Sofjen

Shpërndaje

Të dyja palët e kanë të drejtën dhe detyrimin t’i përfaqësojnë pozitat e tyre, t’i mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe t’i justifikojnë politikat e tyre, por ata gjithashtu kanë detyrimin të kujdesen për miqësinë, si dhe ta garantojnë të ardhmen evropiane të rajonit. Ne duam një zgjidhje dhe është mirë ta arrijmë deri më 17 nëntor. Ne besojmë se ditët në vijim së bashku me Bullgarinë, që është miku ynë i madh, do t’i përdorim në maksimum, porositën dje Kryeministri, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Shkup-Sofje.

Akademia Bullgare e Shkencave (ABSH) njoftoi gjithashtu se “janë të frytshme përpjekjet e Qeverisë bullgare për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerat e BE-së”. ABSH e mbështet pozicionin e Sofjes zyrtare në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë. Ajo nuk e pranon kornizën negociuese për vendin dhe projekt deklaratën shoqëruese, siç propozohet në formën e saj aktuale.

Nga ana tjetër, Unioni panevropian i Maqedonisë dhe panevropian i Bullgarisë përmes një deklarate të përbashkët apeloi që pikëpamjet e ndryshme mbi historinë të mos jenë pengesë për të ardhmen e përbashkët evropiane të të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ata u bënë thirrje Shkupit dhe Sofjes t’i zgjidhin çështjet bilaterale në frymën e vullnetit të mirë.

Dy profesorë universitarë bullgarë gjithashtu folën. Bllokada është në favor të ambicieve të Karakaçanov dhe disa vendeve të BE-së që nuk duan zgjerim, profesori i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes, Ivajlo Diçev, ndërsa sipas historianit dhe profesorit të historiografisë në Universitetin e Sofjes dhe Bllagoevgrad, Stefan Deçev, po krijohen tensione dhe po heshten pikëpamjet mbi mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit.

Me vlerësim doli edhe gazeta gjermane Frankfurter algemejne cajtung (FAC). Në tekstin, Merkel i paralajmëroi grindësit”, ajo shkroi se insistimi i Bullgarisë për çështje historike të diskutueshme si kusht për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut mund ta rrezikojë të gjithë politikën e zgjerimit të BE-së, Sipas FAC, në këtë pjesë të Evropës ku mosmarrëveshjet historike mbivlerësohen, do të marrë fund politika e zgjerimit të BE-së nëse kërkesat për një marrëveshje për mosmarrëveshjet bilaterale historike lejohen të bëhen parakusht për fillimin e negociatave të pranimit.