Zgjedhjet në Podujevë: Voton kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi

Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka hedhur votën e tij.

Votimin ai e bëri në fshatin Llugë, ku edhe bëri thirrje për dalje më masive në zgjedhje.

” Ftoj gjithë qytetarët e komunës sonë që të dalin në mënyrë masovike në këto zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha ai.