Albin Kurti i shkruan letër kongresmenit që do të pasojë Eliot Engel: Kosova do të ketë sërish një mik

Shpërndaje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar një letër urimi drejtuar kongresistit amerikan, Gregory Meeks, pas zgjedhjes se tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Meeks është pasardhësi i kongresistit Eliot Engel, i cili ishte mbështetës për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Kurti ka thënë se Kosova edhe me Meeks do të vazhdojë të ketë një mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, shkruan Kurti në letër.

“Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”.

“Me lejoni, Shkëlqesia juaj, të ju uroj për zgjedhjen si drejtues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të ju uroj çdo të mirë në këtë detyrë. Shpresoj ta kem nderin e madh të bashkëpunimit me ju, si mënyrë e thellimit dhe zgjerimit të raporteve të shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.