Aplikimet për pasaporta, del njoftimi i rëndësishëm nga ministria e Brendshme

Shpërndaje

Ministria e Brendshme vjen me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të pajisen me pasaportë biometrike pak ditë para ndërrimit të viteve.

Përmes një informacioni shpërndarë në llogarinë zyrtare në Facebook, bëhet e ditur se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura deri më datë 30 dhjetor.

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se këto zyra do të rihapen më 5 janar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor. Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021. Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada./noa.al/