Bora mbulon sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari njofton se Drejtoria e shërbimeve publike ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin e dimrit në komunën e Skenderajt, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju uroj një mbrëmje të bukur me disa fotografi të sheshit tonë “Adem Jashari” pas rënies së borës së parë në qytetin tonë, të shkrepura nga fotografët tonë Mergim Murtezaj dhe Sefer Aliçkaj.

Drejtoria e shërbimeve publike ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin e dimrit në komunën tonë.

Nder e respekt për secilin nga ju për besimin dhe përkrahjen e dhënë!