Drejtori Etemi në aksion: “VepraEJoFjalë”, fillon ndërtimi i spitalit modular në Tetovë

Shpërndaje

Drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin publik se ka filluar ndërtimi i spitalit modular në Tetovë.

Ja statusi i plotë:

Sot ndoqa nga afër fillimet e para të ndërtimit të spitalit modular në kuadër të Klinikës së Tetovë, i cili do të shërbejë si ndihmesë shtesë për të marr trajtimin e nevojshëm çdo qytetarë.

Puna ka filluar me një ritëm të shpejtë dhe presim që spitali modular të vendoset në përdorim për një kohë të shkurtër. Ky spital ndërtohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kujdesi për jetën e qytetarëve obligim për ne.

#VepraEJoFjalë