Mbyllet seanca dëgjimore e Kushtetueses për qeverinë Hoti, vendimi pritet në ditët në vijim

Shpërndaje

Pas rreth 5 orëve diskutimi ka përfunduar seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti.

Kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi iu bëri të ditur palëve se mundet deri të hënën e javës së ardhshme të dorëzojnë edhe me shkrim argumentet e përmbledhura, derisa tha se vendimi për votën e deputeti Etem Arifi në lidhje me zgjedhjen e qeverisë do të merret ditëve në vijim.

“E kemi shterë pyetjen edhe nga ana e gjyqtarëve, para se të shpallë të mbyllur seancën. Palët argumentet e ngritura mundet t’i dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës deri në datën 7 dhjetor, që i bie e hëna e ardhshme…Porsa gjykata të merr vendim, siç tash është bërë praktik Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet dhe ditët në vijim do të mblidhet për të vendosur çështjen”, tha ajo.

Kjo seancë dëgjimore ka ardhur bazë kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ku po vlerësojnë se qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë kundër-kushtetuese.

Sipas tyre vota e deputeti tashëm të arrestuar, Etem Arifi është e pavlefshme, rrjedhimisht edhe qeveria Hoti.