Si i mashtroi Posta e shpejtë firmat, ua mori paratë e porosive (Video)

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri ka qenë aktive kompania për postë të shpejtë, por tashmë ajo kompani raportohet se ka ndërprerë aktivitetin, pa dhënë sqarime te bashkëpunëtorët që vlerësohen si të dëmtuar.

Një nga të dëmtuarit, njofton KlanKosova, theksoi se vlera e dëmit ka arritur në 450 euro, duke sqaruar se tashmë kontakti me kompaninë është i pamundur. Raportohet se dëmet e shkaktuara te kompanitë ka arritur deri në mijëra euro.

Disa biznese nga komuna të ndryshme të Kosovës janë ankuar se ”Balkan Post” i ka mashtruar duke mos ua dhënë paratë e marra nga klientët pas dorëzimit të porosive.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara, në policinë e Ferizajit janë raportuar dy raste. Në lidhje me keqpërdorimet e kësaj kompanie janë raportuar raste të ngjashme edhe në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut.