Me 64 vota për, miratohet në lexim të parë projektbuxheti i vitit 2021

Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ndarjet buxhetore për projektligjin për Buxhetin e vitit 2021, njofton ALBAZONE MEDIA.

Projketligji kaloi me 64 vota pro.

Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar të futet në rend të ditës për lexim të dytë nesër në ora 14:00 dhe deputetët të dërgojnë amandamente deri në ora 10:00.

Me shumicë votash u aprovua kjo kërkesë dhe seanca do të mbahet nesër në orën 14:00.

Ndryshe, seanca u përcoll me debate të ashpra mes shefit të GP-së të LDK-së, Arben Gashit dhe atij të VV-së, Liburn Aliut.

Gashi qysh në fillim të kësaj seance u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen e ta votojnë buxhetin, por se kjo thirrje e tij nuk u prit mirë nga Aliu.

Ai i reagoi duke i thënë se sa herë që thirret në këtë Kuvend për interes madhor, nga përvoja duhet të shikohet se ku po dhezet sharra.

Kështu reagoi edhe Gashi duke i thënë se paranoja e thikave dhe sharrave të VV-së është sëmundje psiqike.