Jashari: Qeveria me buxhetin 2021 nuk ka paraparë asnjë projekt të ri në Skenderaj

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri për Skenderajn, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Si Kryetar i komunës së Skenderajt, disa herë gjatë këtij viti kam kërkuar nga Ministritë dhe Ministrat e Qeverisë së Kosovës që në buxhetin e vitit 2021 të parashihet përkrahja e projekteve të reja të komunës sonë.

Fatkeqësisht Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri të komunës sonë.

Andaj kërkoj nga deputetët që nesër përmes amendamentimit t’i fusin në buxhetin e vitit 2021 projektet e komunës sonë, si në ujësjellës, kanalizim, rrugë, ndriçim, trotuare, arsim, kulturë, rini, sport, banim, shëndetësi e zhvillim ekonomik.

Projekte këto që ndikojnë drejtëpërdrejtë në ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në komunën tonë, si komunë që më së shumti është shkatërruar nga lufta e fundit dhe ende nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha.

Këtë ia kemi borxh secilit qytetar që na ka dhënë besimin dhe që e përfaqësojmë në institucionet lokale e qëndrore.