Mërgimtares nga Zvicra i thyhet vetura në Suharekë, hajnat ia vjedhin çantën

Shpërndaje

Një bashkatdhetare e cila ka ardhur për pushim në Kosovë nga Zvicra, ka qenë cak i hajnave në parking të një qendre tregtare në Suharekë. Hajnat kanë thyer xhamin e veturës dhe kështu ia kanë vjedhur çantë me gjësende të saja personale dhe si dhe një telefon me vlerë 1 mijë franga.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se në çantë mërgimtarja ka pasur një telefon në vlerë të 1 mijë frangave zvicerane, një kartelë të bankës dhe një sasi të madhe të parave kesh.

“Me datë dhe kohë të lartcekur, një qytetar në cilësinë e ankuesit raporton se kishte parkuar automjetin  e tij VW Passat me targa Zvicerane  në parkingun e Q.T Interex  dhe pas një kohe kur ka dalë nga aty ka vërejtur se ia kanë thyer xhamin e  derës ana e pasagjerit dhe aty kanë vjedhur një çantë femrash, ku brenda sipas viktimës ka pasur një telefon mobil Huawei P-20 me vlerë 1000 franga, një kartelë e Reiffeisen bank, si dhe dyshohet se ka pasur një sasi të madhe para kesh (nuk dihet shuma e saktë). Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, rasti po hetohet nga njësia e hetimeve”, tha Osmanollaj.