Plaka – Ramush Haradinajt: “Shko pusho e mos bë zë, se për vete boll ke ba”

Shpërndaje

Një e moshuar 80 vjeçare ka thurur vargje kundër Ramush Haradinaj, duke i thënë se nuk bën të hidhërohet me popull pasi janë ata që e kanë shpëtuar nga Haga, shkruan Gazeta Metro.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e një të moshuare ku linçon kryetarin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK’së), Ramush Haradinaj, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Isa Mustafa, ndërsa lavdëron liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Ramush Haradinaj s’ki për çka me folë, nuk tu ka dokë Prishtina, ke shku në Marigonë. Edhe me popull nuk bën me u idhnue, se qeky popull prej Hage t’ka pshtue. Shko pusho e mos bë zë, se për vete boll ke ba”, shprehet e moshuara në vargjet drejtuar kundër Ramush Haradinaj.

Ajo ka vazhduar duke recituar me fjalë të mira për Albin Kurtin.

“Shumë pe ngucni ketë Albinin, e se latë rahat, ishalla qetij ia shohim naj hajr. Hajt mor Albin gajle mos e ki, se krejt Kosovën me veti e ki, krejt Kosovën, krejt diasporën, sot për ty kem me dhanë votën”, thotë e moshuara në video.

Më poshtë keni videon e saj.