Rama: Shqipëria është pranë Kroacisë mike

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur përkrahjen e këtij vendi për Kroacinë pas tërmetit që e goditi sot.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja!”, është shprehur Rama.

“Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”.