Tërmete të tjera godasin Kroacinë

Shpërndaje

Herët këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës.

Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.

Sipas tij, tërmetet ndodhën në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë pla*gosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=934113

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=934108

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=934161