Lagjet shqiptare në Kumanovë të lëna pasdore, reagon këshilltari i ASH-së (Video)

Shpërndaje

Rrugë me baltë, rrugë pa trotuare, mungesë të objektit për gjimnazin, mungesë kanalizimesh, mungesë çerdhesh, parqesh dhe probleme të tjera. Të gjitha këto janë numëruar nga këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Osama Muadini në seancën e komunës së Kumanovës, ku po miratohej buxheti dhe projektet për 2021.

Ai ka numëruar një sërë projektesh të nevojave elementare për banorët e disa vendbanimeve, që nuk figurojnë në projektet për 2021, por që disa në mënyrë simbolike vetëm janë shkruar me buxhete simbolike apo zero denarë.

Ja fjalimi i tij në seancën e këshillit komunal: