Tërmeti i fuqishëm që preku Kroacinë/ Momenti prekës kur dalin nga rrënojat babë e bir

Shpërndaje

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter preku ditën e sotme Kroacinë, duke shkatëruar godinat dhe u lënduan qindra persona.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar momentin kur ekipet e kërkim shpëtimit nxorrën nga rrënojat e ndërtesave të shembura babanë dhe djalin e tij të vogël.

Petrinja, është qyteti kroat që është goditur më rëndë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, i cili u pasua nga disa pasgoditje.