Turqia nga 1 janari do të rrisë pagën minimale me 21.56 për qind

Shpërndaje

Turqia që nga 1 janari rrit pagën e saj minimale me 21.56 për qind, njoftoi sot ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selcuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Paga minimale neto për personat beqarë do të jetë 2.826 lira turke (377 dollarë) në muaj, nga 2.324 lira turke në muaj (310 dollarë)”, tha Zehra Zumrut Selcuk.

Paga e re minimale bruto, para zbritjeve të tilla si pagesat e sigurimeve sociale dhe taksat e të ardhurave, do të arrijë në 3.578 lira (477.3 dollarë).

Shkalla e rritjes është shumë mbi normën vjetore të inflacionit të vendit, theksoi ministrja.

Inflacioni vjetor i Turqisë qëndroi në 14 për qind në nëntor ndërsa rritja mesatare 12-mujore e çmimeve të konsumit është 12.04 për qind.