Vd.es nga koronavirusi kongresmeni amerikan – Do të jepte betimin të dielen

Shpërndaje

Një ligjbërës i sapozgjedhur amerikan ka vd*ekur nga Covid-19 duke u bërë i pari anëtar i Kongresit që vd*es nga kjo sëmundje.

Republikani Luke Letlow, 41 vjeçar, ishte zgjedhur Përfaqësues i Distriktit të Pestë të Luizianës dhe do të betohej si kongresmen të dielën.

Ai njoftoi më 18 dhjetor se ishte testuar pozitivisht për koronavirus dhe u pranua në spital menjëherë më pas.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, urdhëroi që flamujt të uleshin në gjysmështizë në ditën e varrimit të Letlowt.

Letlowi ka lënë pas gruan dhe dy vajzat e tij.

Letlow ishte pranuar në spital më 19 dhjetor, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjendja e tij u përkeqësua dhe më 23 dhjetor ai u transferua në njësinë për kujdes intenziv në spitalin e Shreveportit, ku vd*iq të martën.