Vdes Kasem Hysenbelliu, Presidenti i Televizionit “Fax News”

Shpërndaje

Presidenti i Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, ka vde*kur të shtunën nga pasojat e infeksionit me COVID-19.

I ndjeri Hysenbelliu, i cili ishte infektuar disa javë më parë, ishte tranferuar për kurim në Turqi. Por, 59-vjeçari e ka humbur luftën me COVID-19, pavarësisht përpjekeve të mjekëve.

Kasem Hysenbelliu e ka themeluar televizionin informativ “Fax News” në vitin 2017 dhe e ka drejtuar atë deri në fund të jetës së tij.

Më herët, ai ka qenë administrator i përgjithshëm i Televizionit “News24“. Ai e ka ushtruar edhe funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Gazetave “Panorama“ dhe “Panorama Sport”.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, iu shpreh ngushellime familjes!!!