Zaev: Kompani gjigande botërore, të interesuara për investime në Kodrën e Diellit

Shpërndaje

Një numër i madh i kompanive me famë botërore nga Katari, Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera të botës, kanë shfaqur interesim për Kodrën e Diellit. Procedura e dhënies në partneritet publiko-privat pritet të nis së shpejti.

Kryeministri, Zoran Zaev, ka konfirmuar këtë gjë sot gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ndërsa për vonesat, ai është arsyetuar se është biseduar me Qeverinë e Kosovës me qëllim që të jepen në pako Kodra e Diellit dhe Brezovica, andaj pritet përgjigje e Qeverisë së Kosovës dhe më pastaj të përzgjidhet firma me të cilën do të bisedohet më tutje.

“Tash më bisedojmë me disa investitor potencial për kodrën e Diellit. Qeveria e Kosovës pritet, por edhe pse është në situatë krize Kosova pas vendimit të gjykatës kushtetuese, presim që të japin pajtim që bashkë Kodra e Diellit me Brezovicën të ofrohen si pako me mundësi për zhvillim për investime në turizmin dimëror. Kodra e4 Diellit është destinacioni më i afërt në Ballkan me aeroportin dhe ka vërtetë mundësi të mirë për zhvillim.”,- tha Zoran Zaev.