Ziadin Sela kërkon takim Liderësh, për të diskutuar çështjen e Gjuhës Shqipe dhe veton e Bullgarisë!

Shpërndaje

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Tv24 Vesti, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka folur për aktuelitet politike në vendë, çështja e bllokimit për hapjen e bisedimeve për BE nga ana e Bullgarisë.

Ziadin Sela ka deklaruar se do të ishte mirë që si fillim të kemi një takim liderësh, ku do të diskutojmë për çështjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë, por edhe të diskutojmë për shumë çështje të brendshme, sepse është e palogjikshme të kërkosh konsensus për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe në anën tjetër gjuhën shqipe ta quash “gjuha që e flasin 20% e qytetarëve” para se të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, të zgjidhim problemet këtu brenda mes vete.

Prandaj, them se konsensus na duhet në raport me kontestin që kemi me Bullgarinë, por më parë na duhet edhe konsensus për gjuhën shqipe, ka deklaruar Ziadin Sela për Tv24vesti.