Zvicra ashpërson izolimin, mbyll restorantet dhe qendrat sportive për një muaj

Shpërndaje

Qeveria e Zvicrës urdhëroi që të gjitha restorantet, qendrat sportive dhe qendrat për rekreacion të mbyllen për një muaj nga e marta. Përpos kësaj, qeveria u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për ta luftuar shkallën e lartë të përhapjes së koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Numri i rasteve të konfirmuara në Zvicër dhe Lihtenshtajn kanë shkuar në mbi 400.000, ndërsa numri i viktimave në gjashtë mijë. Zvicra deri tani është mbështetur në masa jo shumë të ashpra kundër pandemisë me qëllim të shmangies së izolimit të dytë.Ndryshe, Zvicra është në mesin e vendeve evropiane me shkallën më të lartë të infeksionit për numër të banorëve.