A do të kërkojë besimin e qytetarëve edhe për mandatin e katërt? Flet Rufki Suma

Shpërndaje

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka 12 vjet që udhëheq këtë komunë.

Kosova këtë vit do të përballet me dy palë zgjedhje, ato të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale.

Janë bërë gati 12 vjet qëkur kandidati i pavarur, Rufki Suma, udhëheq me Komunën e Hanit të Elezit.

Falë punës dhe angazhimit të tij për banorët e Hanit të Elezit, ka arritur që të marrë votën e tyre për tre mandate rresht.

Por a do të rikandidojë përsëri Suma edhe për një mandat të katërt qeverisës në Han të Elezit?.

Në një prononcim për lajmi.net, Suma ka thënë se ende është herët për të vendosur një gjë të tillë, por që siç theksoi ai, çdo herë kandidimi i tij është varur nga kërkesa e qytetarëve.

“Nuk kam vendosur për shkak se është akoma shumë herët. Te shohim ta përfundojmë këtë mandat. Unë gjithmonë kam thënë se do të jem në shërbim të popullit dhe asnjëherë nuk kam thënë që do të jem kandidat por gjithmonë jam varur nga kërkesa e qytetarëve. Por megjithatë meqenëse është shumë herët dhe pa e përfunduar mandatin dhe pa u afruar zgjedhjet, nuk mund të them asgjë”, ka thënë Suma për lajmi.net.

Theksojmë se gjatë këtyre tre mandateve që Rufki Suma, si kandidat i pavarur ka arritur që t’i sfidojë të gjitha partitë politike, për faktin që është treguar kryetar i përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe ka përmbushur të gjitha premtimet e tija.