Befason Lladrovci: S’e kanë lanë mentë Sami Lushtakun m’i dalë kundërkandidat Bekim Jasharit

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se kë do ta mbështesë në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

“Unë jam i bindur se Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka thënë fillimisht Lladrovci.

“Nuk e kanë lanë mentë Sami Lushtakun m’i dalë kundërkandidat Bekim Jasharit”, tha ai në emisionin Pressing të T7.

Megjithatë, në një zgjedhje në mes të dyve, Lladrovci ka thënë se e mbështet Bekim Jasharin edhe pse Sami Lushtaku mund të garojë nga radhët e PDK-së.

“Moralisht do ta mbështes Bekim Jasharin”, ka thënë Lladrovci.